Ngarkimet dy orëshe janë të disponueshme vetëm nëse e bëni nga iOS ose nga uebi.
Përdoruesit e shërbimit me pagesë Twitter Blue tashmë mund të ngarkojnë video që janë 2 orë të gjata.
Videot do të kenë një rezolucion 1080p dhe një madhësi skedari prej 8GB ose më të vogla. Ngarkimet dy orëshe janë të disponueshme vetëm nëse e bëni nga iOS ose nga uebi.
Nëse jeni në Android aktualisht jeni të kufizuar në video që janë 10 minuta të gjata. Kujtojmë se përdoruesit pa pagesë të rrjetit social mund të postonin video deri në 140 sekonda dhe jo më shumë.
Gjatësia e re e videove është një prej shumë funksionaliteteve të platformës që kanë filluar të shtohen në shërbimin me pagesë, përfshirë etiketat blue, mesazhet e enkriptuara, limiti absurd prej 10 mijë karakteresh, formatim i tekstit dhe mundësia për të edituar cicërimat pasi ti keni publikuar.
Twitter gjithashtu po punon në një mënyrë për të ndarë të ardhurat e reklamimit me përdoruesit e Blue edhe pse Musk ka thënë në Shkurt se funksionaliteti tashmë është i disponueshëm.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë