Funksionaliteti do të jetë i disponueshëm për 2 miliardë përdoruesit e WhatsApp në javët në vijim.
WhatsApp tha se përdoruesit tashmë mund të editojnë mesazhet, një opsion i cili ofrohet prej konkurrentëve si Telegram dhe Signal.
Përdoruesit e aplikacionit mund të ndryshojnë mesazhet e tyre për deri në 15 minuta pasi janë dërguar.
Funksionaliteti do të jetë i disponueshëm për 2 miliardë përdoruesit e WhatsApp në javët në vijim.
E gjitha që përdoruesit duhet të bëjnë nëse kanë dërguar një mesazh me ndonjë gabim drejtshkrimor apo duan të shtojnë më tepër përmbajtje, është të mbajnë shtypur mbi mesazhin dhe më pas të zgjedhin opsionin “Edit.”
Këtë gjë mund ta bëjnë brenda 15 minutave nga dërgimi i mesazhit. Ndërkaq mesazhet e ndryshuara do të kenë një nënshkrim “Edited” në mënyrë që marrësi të kuptojë se përmbajtja mund të jetë ndryshuar.
Por ajo që marrësi nuk do të shohë është përmbajtja origjinale e tij dhe sesi është ndryshuar.
Lajmi i WhatsApp vjen disa javë pasi funksionaliteti filloi të ofrohej në Telegram dhe Signal. Funksioni ka qenë pjesë e platformës së Facebook prej mëse një dekade.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë