Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Përdoruesit rrallë herë ndryshojnë fjalëkalimet edhe pasi njoftohen se kanë rënë viktimë

Bazuar në analizën e tyre të të dhënave akademikët thanë se nga 249 përdoruesit e testuar, 63 prej tyre pësuan një sulm kibernetik i bërë publik nga kompania ku përdornin shërbimet.

Vetëm 1/3 e përdoruesve ndryshojnë fjalëkalimet e tyre pasi vihen në dijeni rreth një sulmi kibernetik sipas një studimi të publikuar nga akademikët e Carnegie Mellon University.

Studimi i prezantuar në Workshopin Teknologjik për Mbrojtjen e Konsumatorëve IEEE 2020, nuk u bazua në një anketë por në trafikun e shfletuesve.

Akademikë analizuan trafik real marrë nga përdorues vullnetarë të cilët “dhurojnë” historikun e tyre të shfletimit për hulumtime shkencore.

Informacionet u morën nga 249 vullnetarë dhe u grumbulluar të dhëna gjatë periudhës Janar 2017 deri në Dhjetor 2018 ku nuk përfshihej vetëm trafik uebi por edhe fjalëkalimet e ruajtura në shfletues.

Bazuar në analizën e tyre të të dhënave akademikët thanë se nga 249 përdoruesit e testuar, 63 prej tyre pësuan një sulm kibernetik i bërë publik nga kompania ku përdornin shërbimet.

Prej tyre vetëm 21, ose 33% ndërhynë duke ndryshuar fjalëkalimet e tyre. Nga 21 përdoruesit e prekur që ndryshuan fjalëkalimin, 18 ishin Yahoo!. Ndërsa nga 49 përdoruesit e prekur që nuk ndryshuan fjalëkalimin, 31 ishin Yahoo!.

Dy prej tyre e ndryshuan fjalëkalimin brenda një muaji, pesë të tjerë në 2 muaj dhe tetë të tjerë në 3 muaj.

Studimi edhe pse në shkallë të vogël tregon sesi sillen përdoruesit kur njoftohen për një sulm kibernetik që ka kompromentuar llogaritë e tyre.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

9,990 L
Kurseni: 3,000 L