Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Procesori i ri i Samsung premton më shumë performancë dhe bateri për smartfonët e segmentit të mesëm

Procesori ka të integruar grafikat ARM Mali-G68 dhe sjell të dy teknologjitë 5G, nën-6Ghz dhe mmWave.

Procesori i ri i Samsung premton më shumë performancë dhe bateri për smartfonët e segmentit të mesëm

Samsung zyrtarisht prezantoi çipin më të fundit, Exynos 1280 dhe shkon për smartfonët e rangut të mesëm të ngjashëm me Galaxy A33, Galaxy A53 dhe Galaxy M33.

Është i ndërtuar mbi arkitekturën 5-nanometër të Samsung dhe vjen me 8 bërthama procesorike, dy prej tyre janë Cortex-A78 performance dhe gjashtë prej tyre Cortex-A55 efikasiteti.

Procesori ka të integruar grafikat ARM Mali-G68 dhe sjell të dy teknologjitë 5G, nën-6Ghz dhe mmWave.

Çipi i ri është i optimizuar për FMA (Fused Multiply-Add) që duhet të sjellë konsum më të mirë të energjisë dhe përmirësim të jetëgjatësisë së baterisë. Ndërsa njësia përpunuese neurale NPU sjell funksionalitete të inteligjencës artificiale si segmentimi i skenës, analizë të lëvizjeve në kohë reale dhe mbikëqyrje të disa objekteve njëherazi.

Exynos 1280 mund të përballë ekrane FHD+ me 120Hz ndërsa procesori i sinjalit të imazhit mbështet kamera deri në 108-megapiksel së bashku tre sensor me nga 16-megapiksel secili shtesë. Kamera mund të regjistrojnë video 4K me 30fps.

Në aspektin e konektivitetit procesori ka Wi-Fi 802.11ac MIMO dhe Bluetooth 5.2

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Xiaomi Commuter Backpack

2,990 L4,990 L
 
- 50%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Kids E07 Smart Watch

990 L
Kurseni: 1,000 L