Monedhë

Kategoritë

5 muaj më parë

Samsung bën bujë me prezantimin e çipit që do të fuqizojë gjeneratën e ardhshme Galaxy S24

Çipi me shumë gjasa do të përdoret për gjeneratën e ardhshme Galaxy S24. Samsung pretendon se Exynos 2400 është 70 përqind më i shpejtë ndërsa performanca në AI është 14.7 herë më e lartë sesa Exynos 2200.

Samsung bën bujë me prezantimin e çipit që do të fuqizojë gjeneratën e ardhshme Galaxy S24

Gjatë evenimentit System LSI Tech Day 2023, Samsung prezantoi disa teknologji gjysmëpërçuesish dhe çipesh por gjëja më e rëndësishme ishte Exynos 2400.

Procesori i cili do të përdoret në smartfonët flagship të ardhshëm nga Samsung vjen për të pasur Exynos 2200 lançuar me Galaxy S22.

Samsung ofroi një pamje paraprake të Exynos 2400 gjatë evenimentit në SHBA duke vënë theksin tek inteligjenca artificiale dhe veçanërisht ajo gjeneruese për të gjithë produktet dhe teknologjitë e reja të gjysmëpërçuesve e Exynos 2400 nuk bën përjashtim nga kjo narrativë.

Çipi me shumë gjasa do të përdoret për gjeneratën e ardhshme Galaxy S24. Samsung pretendon se Exynos 2400 është 70 përqind më i shpejtë ndërsa performanca në AI është 14.7 herë më e lartë sesa Exynos 2200.

Çipi mbështetet në grafikat Xclipse 940 bazuar në arkitekturën e fundit të AMD-së: RDNA3. Si rezultat firma Koreane vjen me pretendime të mëdha në gaming dhe performancë ray-tracing duke bëri edhe një demonstrime përmes një demo live.

Ajo që bie në sy është performanca në AI ku Samsung prezantoi një mjet i cili demonstronte AI gjeneruese tekst-në-imazh duke përdorur Exynos 2400.

Së fundi është pajisur me një modem 5G të gjeneratës së re i cili konvergjon teknologjisë NB-IoT (Narroband Internet of Things) dhe NTN (Non-Terrestrial Networks) duke ofruar komunikim satelitor për smartfonët. Për këtë të fundit bëri një demonstrim në bashkëpunim me Skylo Technologies duke lënë të kuptohet se komunikimi satelitor është dy-drejtimësh për seritë Galaxy S24.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Samsung Galaxy S23

62,990 L74,990 L
 
SAPO ERDHI

Samsung Galaxy S23 Plus

84,990 L
 
24 ORE OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S23 Ultra

87,990 L97,990 L
 
BEST DEALS

Samsung Galaxy S21 Ultra 5G

37,990 L41,990 L
 
BEST DEALS

Samsung Galaxy S21 Plus 5G

29,990 L
 
BEST DEALS

Samsung Galaxy S21 5G

26,990 L
 
Të Përdorura

Samsung Galaxy S20 5G

22,990 L49,100 L