Monedhë

Kategoritë

11 muaj më parë

Samsung Galaxy S24 Ultra mund të mbajë procesorin Snapdragon në vend të Exynos

Lajmi bie në kundërshti me disa pretendime të kaluara se çipet Exynos do të aplikohen në serisë Galaxy S24 në varësi të rajonit siç ka ndodhur deri më Galaxy S23.

Samsung Galaxy S24 Ultra mund të mbajë procesorin Snapdragon në vend të Exynos

Samsung ka nisur përgatitjet për lançimin e serive Galaxy S24 në 2024 dhe rrjedhjet e vazhdueshme të informacioneve përgjatë muajve të fundit sugjerojnë se çipet Exynos të kompanisë do të përdoren deri në një farë kapaciteti.

Po një informator i industrisë tashmë pretendon tjetër gjë. Sipas Revegnus në rrjetin social X, Galaxy S24 Ultra do të përdorë një çip Snapdragon pavarësisht rajonit ku shitet.

Lajmi bie në kundërshti me disa pretendime të kaluara se çipet Exynos do të aplikohen në serisë Galaxy S24 në varësi të rajonit siç ka ndodhur deri më Galaxy S23.

Një raport tjetër thotë se modeli bazë Galaxy S24 do të ketë çipin Exynos në të gjitha rajonet ndërsa variantet Plus dhe Ultra me çipin Snapdragon. Raporti i fundit mbështet këtë pretendim.

Përdoruesit do të padyshim do të ishin të kënaqur nëse S24 Ultra vjen me çipin Snapdragon i cili ka provuar të jetë superior në performancë, nxehtësi dhe jetëgjatësi baterie sesa Exynos.

I tillë mbetet parashikimi për Snapdragon 8 Gen 3 që pritet të sundojë mbi Exynos 2400 edhe pse është e mundur të gjërat të ndryshojnë në 2024.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S23 Ultra

79,990 L89,990 L
 

Samsung Galaxy S21 Ultra 5G

37,990 L39,990 L
 

Samsung Galaxy S21 5G

24,990 L25,990 L
 
Të Përdorura

Samsung Galaxy S20 5G

19,990 L49,100 L