Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Sony rrit çmimet e PlayStation në mbarë botën

CEO Jim Ryan tha se kompania duhet të ndërmerrte një vendim të vështirë për shkak të rritjes së inflacionit dhe luhatjes së vlerës së valutave të huaja.

Adhuruesit e lojërave do të duhet të paguajnë më tepër për të blerë konsolën e tyre të preferuar.

Sony bëri të ditur se PlayStation 5 do të kushtojë më tepër dhe arsyet e kësaj rritjeje të çmimit janë “kushtet sfiduese ekonomike.”

CEO Jim Ryan tha se kompania duhet të ndërmerrte një vendim të vështirë për shkak të rritjes së inflacionit dhe luhatjes së vlerës së valutave të huaja.

Megjithatë kompania nuk do të rrisë çmimet në SHBA. Rritja do të aplikohet në Kanada, Meksikë, Evropë, Britani, Lindje të Mesme, Afrikë, Amerikën Latine, Kinë dhe Australi. Çmimet në Japoni do të hyjnë në fuqi nga data 15 Shtator.

Të dy versionet, me disk dhe dixhital do të rriten me 50 euro respektivisht në 500 dhe 300 euro në Evropë, me 30 paund në Britani në 450 dhe 360 paundë respektivisht. Në Japoni konsolat do të kushtojnë 10,500 jen më shumë ndërsa shiteshin deri më sot për 49.980 dhe 39,980 jen respektivisht.

Sipas CEO-s, rritja e çmimeve ishte një domosdoshmëri.


Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: