Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

SpaceX fton hulumtuesit e sigurisë të testojnë Starlink

Tashmë kompania ka hapur një program shpërblimi për të inkurajuar hulumtuesit të testojnë problemet potenciale të sigurisë.

SpaceX votoi të gjithë hulumtuesit e përgjegjshëm të sigurisë të testojnë Starlink. Në një postim në blog, SpaceX shkroi për masat e sigurisë që ndërmerr për mbrojtjen e informacionit të konsumatorit.

Tashmë kompania ka hapur një program shpërblimi për të inkurajuar hulumtuesit të testojnë problemet potenciale të sigurisë.

Sipas SpaceX, programi ka shpërblyer deri më sot hulumtuesit për gjetjen e 43 problemeve të sigurisë në Starlink. Secila prej gjetjeve u shpërblye mes 100 deri në 25 mijë dollarë ndërsa pagesa mesatare ka qenë 913.75 dollarë.

Duhet katër ditë që SpaceX të vlerësojë aplikimet në programin e shpërblimeve, dhe 75% e tyre janë pranuar ose refuzuar brenda këtij afati.

SpaceX kërkoi që hulumtuesit të jenë të përgjegjshëm duke premtuar se nuk do të veprojë ligjërisht për sa kohë ato ndjekin udhëzimet e kompanisë siç është mos bërja publike e problemeve derisa SpaceX ti adresojë apo të mos modifikojnë dhe aksesojnë të dhëna që nuk ju përkasin. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Kids E07 Smart Watch

990 L
Kurseni: 300 L
- 50%
Ofertë!

iPhone 12 | 12 Pro Silicone Case with MagSafe

3,990 L
Kurseni: 4,000 L