Analistët thonë se YU7 është një produkt konkurrent i modelit më të shitur të Tesla në Kinë, Model Y, dhe Xiaomi ka zhgënjyer entuziastët duke mos treguar makinën në shfaqjen e Shangai.
Gjiganti Kinez Xiaomi do të lançojë makinën e shumëpritur elektrike sportive YU7 ditën e Enjte së bashku me produkte të tjera si një çip mobil zhvilluar nga kompania.
Analistët thonë se YU7 është një produkt konkurrent i modelit më të shitur të Tesla në Kinë, Model Y, dhe Xiaomi ka zhgënjyer entuziastët duke mos treguar makinën në shfaqjen e Shangai.
Lei Jun, themelues dhe CEO i Xiaomi, tha në rrjetin social Weibo ditën e Hënë se YU7 do të lançohet gjatë eventit të së Enjtes së bashku me çipin mobil Xring O1 dhe smartfonin e ri Xiaomi 15S Pro. Xiaomi filloi prodhimin e makinave elektrike vitin e kaluar me lançimin e veturës SU7 pas 15 vitesh shitje smartfonët dhe elektroshtëpiakesh.
Që prej Dhjetorit, vetura SU7 është shitur më shumë sesa Tesla Model 3. Krahas rivalitetit në makinat elektrike, konkurrenca në tregun e smartfonëve në Kinë është shtuar me Apple dhe Huawei që ndërtojnë çipet e tyre.
Lei tha përmes një postimi tjetër se Xiaomi ka investuar 1.87 miliardë dollarë për të zhvilluar çipin e saj mobil Xring o1. Ndërsa në 10 vitet e ardhshme ka planifikuar të investojë afro 10 miliardë dollarë.
Xiaomi filloi zhvillimin e çipeve në 2014-ën dhe në 2017-ën lançoi modelin 28-nanometër Pengpai S1 me smartfonin Xiaomi 5C.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë