Monedhë

Kategoritë

12 muaj më parë

Threads sjell së shpejti një prej veçorive më të kërkuara

Gjithashtu funksioni i kërkimit në Threads është i kufizuar. Mund të përdoret vetëm për të gjetur llogari të tjera dhe jo postime të caktuara.

Threads sjell së shpejti një prej veçorive më të kërkuara

Përdoruesit e Threads së shpejti do të marrin një prej veçorive më të kërkuara të rrjetit social bazuar në tekst: një variant në ueb.

Shefi i Meta Mark Zuckerberg njoftoi se aplikacioni do të bëhet i disponueshëm në javët në vijim ndërsa Threads do të pajiset jo vetëm një version në ueb të aplikacionit për aksesimin e shërbimit në desktop por edhe një funksion kërkimi.

Edhe pse është e mundur që aktualisht të shikoni postimet e Threads në desktop, duke klikuar butonat e pëlqimit, replikimit apo ripostimit shfaqet një kod QR që drejton përdoruesit tek aplikacioni mobil.

Gjithashtu funksioni i kërkimit në Threads është i kufizuar. Mund të përdoret vetëm për të gjetur llogari të tjera dhe jo postime të caktuara.

Meta lançoi aplikacionin në një moment delikat për X (ish rrjetin social Twitter) i cili kaloi nëpër disa ndryshime madhore.

Në më pak se një javë Threads mori 100 milionë regjistrime edhe pse aplikacioni debutoi pa disa prej veçorive bazë që duhet të ketë një rrjet social. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S23 Ultra

79,990 L89,990 L
 

Apple iPhone 14 Pro Max

94,990 L159,900 L