Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

TikTok tërhiqet nga ideja e shitblerjeve live

Modeli ka qenë shumë i suksesshëm për versionin Kinez të TikTok quajtur Douyin dhe shitjet u trefishuan këtë vit në mëse 10 miliardë produkte.

TikTok tërhiqet nga ideja e shitblerjeve live

TikTok vendosi të braktisë planet për të zgjeruar iniciativën e saj ecommerce në Evropë dhe SHBA pasi platforma e medias sociale solli në platformë shitblerjen.

Megjithatë rrjeti social hasi probleme të brendshme dhe dështoi të fitonte konsumatorë. Themeluar si një kompani më vete TikTok Shop në Britani javën e kaluar dhe në disa tregje Aziatike, platforma ju jepte influencerëve dhe brendeve mundësinë për të shitur produkte live përmes një shporte portokalli të klikueshme në ekranin e aplikacionit.

Shitblerja live shikohet si e ardhmja e platformave të medias sociale. Ato marrin komisione për shitjet ndërsa rivalët si YouTube dhe Instagram po zhvillojnë platforma të ngjashme në Evropë.

Modeli ka qenë shumë i suksesshëm për versionin Kinez të TikTok quajtur Douyin dhe shitjet u trefishuan këtë vit në mëse 10 miliardë produkte.

TikTok kishte planifikuar ta lançonte platformën në Gjermani, Francë, Itali dhe Spanjë në gjysmën e parë të këtij viti përpara se të zgjerohej në SHBA drejt fundit të 2022.

Por planet e zgjerimit u ndërprenë pasi projekti Britanik dështoi në objektivat e vet dhe influencerët u larguan prej skemës. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 50%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Kids E07 Smart Watch

990 L
Kurseni: 1,000 L