Ora ka një ekran të ri i cili është 20% më i madh sesa Series 6 por pa prekur përmasat e orës. Kjo falë kornizave më të holla të ekranit.
14 Shtatori ishte ditë e madhe për harduerin e Apple. Përveç një çifti të ri iPad-ësh, dhe modelet e reja iPhone, kompania sapo lançoi versionin më të fundit të Apple Watch.
Siç ishte përfolur gjerë e gjatë, Watch Series 7 është ndryshim më radikal në dizajnin e orës inteligjente të Apple gjatë historitë 6 vjeçare të saj.
Ora ka një ekran të ri i cili është 20% më i madh sesa Series 6 por pa prekur përmasat e orës. Kjo falë kornizave më të holla të ekranit.
Skajet janë të rrumbullakëta ndërsa ekrani ka shkëlqim më të lartë sesa versioni i kaluar. Sipas Apple ekrani i ri mund të akomodojë 50% më shumë tekst sesa modeli i kaluar. Xhami ballor është fortifikuar dhe ora ka certifikimin IP6X.
Bateria nuk është përmirësuar kësaj here megjithëse karikohet 33% më i shpejtë. Apple Watch Series 7 del në shitje këtë Vjeshtë për 399 dollarë në pesë ngjyra të ndryshme. Series 3 mbetet në treg për 199 dollarë ndërsa Watch SE për 279 dollarë. Ora vjen me sistemin operativ watchOS 8 që tani përfshin gjurmimin e biçikletës.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë