Monedhë

Kategoritë

8 muaj më parë

WhatsApp përgatitet për lançimin e një roboti bashkëbisedues AI

Detajet e një roboti AI mund të gjenden në versionin beta 2.23.24.26 të WhatsApp dhe nga imazhi i paraqitur mund të vini re një buton të ri ngjitur me butonin e fillimit të një bisede të re.

WhatsApp përgatitet për lançimin e një roboti bashkëbisedues AI

Duke pasur në konsideratë faktin se inteligjenca artificiale në mënyrë graduale po “pushton” çdo gjë, është e lehtë të themi se do të shohim së shpejti implementimin e saj në një numër platformash shumë popullore që përdorim çdo ditë.

Përtej këtij fakti, inteligjenca artificiale gjeneruese direkt në pajisje do të bëhet një realitet i prekshëm vitin e ardhshëm. WhatsApp është një prej platformave që po përgatitet lançimin e një roboti AI por aktualisht është në fazë testimi beta dhe nuk mund të aksesohet.

Kujtojmë se Meta njoftoi më herët se është duke punuar për të sjellë robotët AI në platformat e saj ndërsa kompania ka punuar gjatë me modelin gjuhësor Llama 2. Mbi të gjitha po punon me Microsoft Bing për tu siguruar se përdoruesit e robotit AI në WhatsApp apo platforma të tjera të kenë eksperiencë të mirë.

Detajet e një roboti AI mund të gjenden në versionin beta 2.23.24.26 të WhatsApp dhe nga imazhi i paraqitur mund të vini re një buton të ri ngjitur me butonin e fillimit të një bisede të re.

Informacionet rreth implementimit apo funksionit të tij mungojnë në këto momente. Funksionaliteti është i disponueshëm momentalisht vetëm për një numër të kufizuar përdoruesish. Nisur nga fakti se Meta po punon në një numër funksionalitetesh për produktet e saj, lançimi i robotit AI në WhatsApp mund të marrë më shumë kohë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro

96,990 L129,990 L
OFERTA ONLINE

Apple iPhone 15 Pro Max

112,990 L159,990 L
 

Apple iPhone 14 Pro Max

94,990 L159,900 L
 

Apple iPhone 13 Pro Max

57,990 L61,990 L
 

Apple iPhone 13 Pro

48,990 L57,990 L
 
OFERTA ONLINE

Apple iPhone 12

28,990 L