Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Xbox X dhe S do të ndizen më shpejtë falë një përditësimi thotë Microsoft

Duhet specifikuar se përdoruesit e Xbox përfitojnë nga ndezja më e shpejtë vetëm nëse i kanë konsolat në Energy Saver Mode dhe jo Standby Mode.

Microsoft do të përshpejtojë kohën e ndezjes së konsolave Xbox. Në versionet e fundit eksperimentale të Xbox Dashboard, ndezja është reduktuar me afro 5 sekonda për konsolat Xbox Series X/S.

Këtë Microsoft e ka rritur duke shkurtuar animacionet e ndezjes. Testuesit e Xbox vunë re ndezjen më të shpejtë së fundi dhe Microsoft konfirmoi ndryshimet të Premten e kaluar.

Por performanca më e lartë nuk është kufizuar vetëm për konsolat Xbox Series X dhe S por edhe gjeneratat e vjetra po përfitojnë nga shpejtësia më e lartë.

Duhet specifikuar se përdoruesit e Xbox përfitojnë nga ndezja më e shpejtë vetëm nëse i kanë konsolat në Energy Saver Mode dhe jo Standby Mode.

Energy Saver mode do të thotë se konsola është plotësisht e fikur. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 50%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Kids E07 Smart Watch

990 L
Kurseni: 1,000 L