Monedhë

Kategoritë

1 vit më parë

Microsoft pranë finalizimit të marrëveshjes për blerjen e Activision

Muajin e kaluar fitoi aprovimin e Autoritetet të Konkurrencës dhe Tregjeve në Britani pasi Activision ra dakord të shesë të drejtat e transmetimit tek Ubisoft.

Microsoft pranë finalizimit të marrëveshjes për blerjen e Activision

Microsoft është pranë mbylljes së marrëveshjes 69 miliardë dollarëshe të blerjes së Activision Blizzard më 13 Tetor pasi të marrë aprovimin e autoriteteve rregullatorë Britanike.

Krijuesi i Xbox vendosi në Korrik të shtyjë afatin përfundimtar për mbylljen e marrëveshjes për më 18 Tetor ndërsa punonte për të siguruar aprovimin nga Britania e Madhe.

Muajin e kaluar fitoi aprovimin e Autoritetet të Konkurrencës dhe Tregjeve në Britani pasi Activision ra dakord të shesë të drejtat e transmetimit tek Ubisoft.

Nëse realizohet me sukses, blerja do të ishte marrëveshja më e madhe në industrinë gaming duke sjellë së bashku dy gjigantë, krijuesin e konsolave Xbox dhe zhvilluesin e titujve të famshëm si “Call of Duty” dhe “World of Warcraft.”

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 22%
Ofertë!

PS5 DualSense Wireless Controller

Original price was: 8,990 L.Current price is: 6,990 L.
Kurseni: 2,000 L