Monedhë

Kategoritë

4 muaj më parë

Minecraft, loja më e shitur e gjitha kohërave, arrin në 300 milionë kopje të shitura

“Ndërsa i afrohemi 15 vjetorit, Minecraft mbetet një prej lojërave më të shitura të të gjitha kohërave me mbi 300 milionë kopje të shitura,” tha Helen Chinag, drejtuese e Mojang Studios.

Minecraft, loja më e shitur e gjitha kohërave, arrin në 300 milionë kopje të shitura

Minecraft ka emrin e një prej video lojërave më të shitura të të gjitha kohërave. Ditën e sotme kompania arriti një objektiv tjetër madhor duke thënë se ka shitur 300 milionë kopje.

“Ndërsa i afrohemi 15 vjetorit, Minecraft mbetet një prej lojërave më të shitura të të gjitha kohërave me mbi 300 milionë kopje të shitura,” tha Helen Chinag, drejtuese e Mojang Studios.

Objektivi i ri u bë i ditur gjatë Minecraft Live 2023, një eveniment livestream i Minecraft që ndaj lajme dhe informacione të fundit rreth përditësimeve ndërsa mbahet edhe një votim ku lojtarët mbështetin krijesat e reja që do të shtohen në lojë.

300 milionë kopje janë një shifër që lë në hije tituj shumë të famshëm. Konsola më e shitur është PS2 me 155 milionë njësi, ndërsa loja e dytë më e shitur është Grand Theft Auto V me 185 milionë kopje.

Copyright: © PCWorld Albania