Monedhë

Kategoritë

12 muaj më parë

Numri i konsolave PS5 të shitura nga Sony arrin në 40 milionë

Janë shitur afro 8 milionë konsola që nga fillimi i vitit, një statistikë e cila nuk konsiderohet surprizë nisur nga fakti se kompania shiti 7.1 milionë konsola vetëm gjatë tre muajve të fundit të 2022.

Numri i konsolave PS5 të shitura nga Sony arrin në 40 milionë

Nuk kaloi shumë kohë dhe Sony tashmë ka arritur një tjetër objektiv madhor me PlayStation 5. Kompania konfirmoi se ka shitur mbi 40 milionë konsola PS5 që nga debutimi i sistemit në Nëntor të 2020.

Janë shitur afro 8 milionë konsola që nga fillimi i vitit, një statistikë e cila nuk konsiderohet surprizë nisur nga fakti se kompania shiti 7.1 milionë konsola vetëm gjatë tre muajve të fundit të 2022.

Nga ana tjetër kompania thotë se inventarët janë të gatshëm të presin kërkesë më të lartë. U deshën 8 muaj që Sony të shiste 10 milionë PS5. Kujtojmë se popullariteti i PS5 përfitoi edhe nga pandemia e Covid-19 ku njerëzit ishin të izoluar në shtëpitë e tyre.

Kompania ka shitur 117 milionë konsola PS4 deri më sot dhe 157 milionë konsola PS2 që prej 2013. Ndërkaq rivali Nintendo ka shitur 123 milionë konsola Switch.

Copyright: © PCWorld Albania