Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Nvidia përgatitet për lançimin e një arkitekture të re kartash grafike

Gjithnjë ekziston një vonesë mes lançimit të një arkitekture dhe kartave grafike konsumatore. Me RTX 20 debutimi ishte vetëm një javë, që do të thotë se jo medoemos do të presim muaj të tërë.

Nvidia po përgatitet për zbulimin e arkitekturë së re të kartave grafike me emrin e koduar Lovelace. Aktualisht arkitektura në përdorim është Ampere dhe fuqizon modelet RTX 30 pas Turing debutoi i pari me kartat RTX në 2018-ën.

Pritet që Nvidia të hedhë dritë mbi arkitekturën e re Lovelace në Shtator në evenimentin GTC. Një arkitekturë e re nuk do të thotë se kemi për të parë menjëherë kartat grafike RTX 40. Nvidia prezantoi fillimisht arkitekturën Ampere për qendrat e të dhënave përpara se të lançonte RTX 30 disa muaj më vonë.

Gjithnjë ekziston një vonesë mes lançimit të një arkitekture dhe kartave grafike konsumatore. Me RTX 20 debutimi ishte vetëm një javë, që do të thotë se jo medoemos do të presim muaj të tërë.

Spekulohet se Nvidia është duke punuar me modelet RTX 4080 dhe RTX 4090. Fillimisht ishte thënë se RTX 4090 do të debutonte në Korrik duke sjellë rritje të madhe performance krahasuar me RTX 3090 dhe RTX 3090 Ti.

Konferenca GTC e Nvidia do të mbahet më 19 deri në 22 Shtator.


Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: