Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Oppo sjell seritë Reno të smartfonëve në Evropë

Një prej funksioneve më të avancuara të këtij smartfoni është procesori neural Marisilicon X që kompania thotë se bën të mundur kapjen e videove me cilësisë të lartë edhe në dritë të pakët.

Oppo do të lançojë seritë Reno 8, më përpara të disponueshëm vetëm në Kinë dhe Indi, edhe në Evropë dhe Britani. Reno 8 Pro qëndron në krye të linjës së smartfonëve me tipare të një flasghipi dhe çmim prej 599 eurosh.

Një prej funksioneve më të avancuara të këtij smartfoni është procesori neural Marisilicon X që kompania thotë se bën të mundur kapjen e videove me cilësisë të lartë edhe në dritë të pakët.

Reno 8 vjen më pas me ekran më të vogël dhe procesor tjetër ndërsa Reno 8 Light është modeli bazik që vjen me certifikim më të ulët IP dhe teknologji më të ngadaltë të karikimit wireless.

Reno 8 Pro qëndron poshtë linjës së flagshipëve Find X5 që përfshin edhe procesorin Marisilicon X. Oppo thotë se kjo NPU sjell video 4K në pothuajse errësirë.

8 Pro ka ekran 6.7-inç OLED 120Hz, karikim 80W, certifikim IP54. Përdor procesorin MediaTek Dimensity 8100 me 8GB RAM dhe 256GB memorie të brendshme.

Reno 8 qëndron më poshtë në hierarki me ekran 6.43-inç, ekran 90Hz dhe procesorin MediaTek Dimensity 1300.nuk ka NPU Marisilicon por ka të njëjtat veçori si Reno 8 Pro si kamera kryesore 50-megapiksel dhe kamër selfie 32-megapiksel.

Së fundi Reno 8 Lite ofron Snapdragon 695, karikim 30W dhe certifikim IPX4.

Reno 8 dalin në shitje më 1 Shtator. Reno 8 fillon nga 420 euro, 8 Lite nga 320 euro. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: