Sipas The Korea Times, Samsung me shumë gjasa do të përfshijë në pajisjet Galaxy S24 që debutojnë vitin e ardhshëm.
Samsung ju bashkua garës së AI gjeneruese duke prezantuar modelin e tij. Zhvilluar nga Samsung Research, Gauss do të fuqizojë teknologjitë AI në pajisje dhe mund të bëjë debutimin publik në muajt në vijim.
Samsung Gauss Language mund të përpunojë detyra si përkthime dhe përmbledhje dokumentesh. Teknologjia gjithashtu mund të shkruajë e-mail thotë Samsung.
Samsung Gauss Code është një asistent kodimi ndërsa Samsung Gauss Image është një model për gjenerimin e imazheve. Ky i fundit mund të prodhojë imazhe bazuar në kërkesat e përdoruesve apo të ndryshojë stilin ose të shtojë e të heqë objekte prej tyre.
Madje mund të rrisë rezolucionin e imazheve. Aktualisht punonjësit e Samsung po përdorin Gauss për të shtuar produktivitetin por kompania planifikon ta bëjë të disponueshëm për publikun në të ardhmen.
Sipas The Korea Times, Samsung me shumë gjasa do të përfshijë në pajisjet Galaxy S24 që debutojnë vitin e ardhshëm. Integrimi i veçorive të inteligjencës artificiale në pajisje do ti jepte Samsung një avantazh përballë ChatGPT që kërkon lidhje në cloud.
Qualcomm së fundi prezantoi Snapdragon 8 Gen 3 i cili mbështet operacionet AI në pajisje dhe pritet të përdoret në telefonët Galaxy S24. Edhe çipi i Google, Tensor G3 fuqizon operacionet e inteligjencës artificiale direkt në Pixel 8 dhe Pixel 8 Pro.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë