Është i pajisur gjithashtu me ekran Anti-Glare dhe teknologjinë Ultra Viewing Angle që Samsung thotë se ju jep mundësi të shikoni nga çdo kënd pa pasur nevojë të bllokoni dritën.
Samsung prezantoi televizorin më të madh 8K prodhuar ndonjëherë nga kompania, modelin 98-inç Class QN990C Neo QLED.
Ky televizor i bashkohet modeleve të 2023 65-inç 75-inç dhe 85-inç 8K QN900C QLED. Televizori i ri Samsung përbëhet nga Quantum Mini LED për të prodhuar mbi 1 miliardë ngjyra dhe përdor inteligjencën artificiale për të përmirësuar çdo përmbajtje që shikoni në cilësinë 8K.
Është i pajisur gjithashtu me ekran Anti-Glare dhe teknologjinë Ultra Viewing Angle që Samsung thotë se ju jep mundësi të shikoni nga çdo kënd pa pasur nevojë të bllokoni dritën.
Struktura e televizorit përbëhet nga një dizajn plotësisht metalik prej 360 gradësh. Sa i takon cilësisë, ekrani 98-inç Class 8K ka Dolby Atmos dhe Cinema Object Tracking Sound.
Edhe pse çmimi nuk është zbuluar zyrtarisht, me shumë gjasa do ti afrohet 10 mijë dollarëve. Modeli 65-inç kushton 5 mijë dollarë, modeli 75-inç kushton 6 mijë e 300 dollarë dhe 85-inç kushton 8 mijë dollarë.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë