Kompania thotë se 990 Pro ka një performancë 55 përqind më të lartë krahasuar me 980 Pro. Mbi do të gjitha do të jetë më efikas në konsumin e energjisë me deri në 50% krahasuar me linjën e vjetër.
Samsung prezantoi ditën e sotme një linjë të re disqesh solide NVMe, seritë 990 Pro. Kompania pretendon se SSD-të arrijnë pothuajse shpejtësitë më të larta të mundshme nga PCIe 4.0.
Samsung synon të ofrojë performancë më të lartë për kompjuterët personalë dhe konsolat, videot 4K dhe 8K si dhe për transferim të lartë të dhënash.
990 Pro ka një shpejtësi leximi dhe shkrimi prej 7,450MB/s dhe 6,900MB/s respektivisht. 980 Pro që është në treg ofron shpejtësi leximi dhe shkrimi prej 7,000 MB/s dhe 5,100MB/s respektivisht.
Kompania thotë se 990 Pro ka një performancë 55 përqind më të lartë krahasuar me 980 Pro. Mbi do të gjitha do të jetë më efikas në konsumin e energjisë me deri në 50% krahasuar me linjën e vjetër.
SSD-të e reja kanë një kontroller të ri si dhe një shpërndarës nxehtësie për menaxhim të temperaturave të larta. Është një version i ftohësit i cili ofron menaxhim më të mirë të nxehtësisë dhe drita RGB.
SSD-të fillojnë nga 179 dollarë për modelin 1TB dhe 309 dollarë për variantin 2TB. Kompania ka planifikuar të ofrojë edhe një variant 4TB vitin e ardhshëm.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë