Monedhë

Kategoritë

1 muaj më parë

Snapchat lançon një aplikacion të dedikuar për watchOS

Kompania thotë se me aplikacionin e ri përdoruesit do të mund të bëjnë veprime të shpejta siç është vënia në dijeni e miqve të tyre për takimet që kanë lënë në një restorant ose të dërgojnë një replikë të shpejtë ndërsa janë në lëvizje.

Snapchat lançon një aplikacion të dedikuar për watchOS

Javën e kaluar Snapchat prezantoi aplikacionin e ri për watchOS ku përdoruesit e Apple Watch mund të aksesojnë rrjetin social në krahun e tyre.

Me këtë aplikacion të ri përdoruesit do të kenë qasje në Snapchat në platformat mobile, në ueb, tablet dhe Apple Watch. Përdoruesit tashmë mund të shohin mesazhet hyrëse dhe gjithashtu të replikojnë duke përdorur tastierën, Scribble, Dictation ose një emoji.

Kompania thotë se me aplikacionin e ri përdoruesit do të mund të bëjnë veprime të shpejta siç është vënia në dijeni e miqve të tyre për takimet që kanë lënë në një restorant ose të dërgojnë një replikë të shpejtë ndërsa janë në lëvizje.

Ndërsa ka qenë e mundur edhe më herët të shikoheshin mesazhet e Snapchat në Apple Watch duke i aktivizuar ato në iPhone, nuk kishte një mënyrë për të kthyer përgjigje.

Ky aplikacion ka për qëllim që përdoruesit të mund të kthejnë përgjigje të shpejta dhe jo të shikojnë përmbajtje si imazhe apo video. Kujtojmë se aplikacionet rivale Messenger dhe WhatsApp nuk kanë një aplikacion të dedikuar watchOS. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Apple Watch Series 9 45MM

33,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy Watch Ultra

32,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy Watch6 44MM

16,990 L
 
- 50%
SAPO ERDHI
Ofertë!

Blackview Z10 Kids Smart Watch

Original price was: 6,990 L.Current price is: 3,490 L.
Kurseni: 3,500 L
- 47%
SUMMER TIME ONLINE
Ofertë!

Kids E07 Smart Watch

Original price was: 1,490 L.Current price is: 790 L.
Kurseni: 700 L