Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Sony PlayStation paditet në gjykatë, kërkohet dëmshpërblim 5 miliardë paund

Padia është bërë nga kampioni i të drejtave të njeriut Alex Neill dhe nëse e fiton këtë betejë do të shohë 9 milionë konsumatorë të kompensohen.

Sony PlayStation është paditur në Britani ku i kërkohet të dëmshpërblejë konsumatorët me 5 miliardë paund lidhur me lojërat e mbi tarifuara.

Padia është bërë nga kampioni i të drejtave të njeriut Alex Neill dhe nëse e fiton këtë betejë do të shohë 9 milionë konsumatorë të kompensohen.

Ai pretendon se Sony ka shkelur ligjin e konkurrencës duke vendosur terma dhe kushte të padrejta mbi zhvilluesit e lojërave dhe si rezultat rritur çmimet.

Padia thotë se gjiganti i gaming ka abuzuar me pozitën dominuese në treg duke imponuar terma dhe kushte për zhvilluesit përfshirë komisionin 30% për çdo lojë dixhitale apo blerje brenda tyre bërë përmes PlayStation Store.

Sipas padisë kjo ju ka kushtuar konsumatorëve Britanikë 5 miliardë paund në 6 vitet e fundit. Përllogaritet që dëmet për individ janë 67 deri në 562 paund.

Nuk është hera e parë që shqetësime rreth komisioneve mbi platformat dixhitale ngrihen. Veprime ngjashme ligjore janë ndërmarrë në vend të ndryshme të botës edhe ndaj Apple dhe Google. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Kids E07 Smart Watch

1,290 L1,990 L
 
- 50%
Ofertë!

iPhone 12 | 12 Pro Silicone Case with MagSafe

3,990 L
Kurseni: 4,000 L