Monedhë

Kategoritë

1 muaj më parë

VLC Video Player titron dhe përkthen videot në kohë reale përmes AI

Kempf tha se më shumë se 100 gjuhë janë planifikuar të mbështeten. Akoma më i rëndësishëm është fakti se funksionon lokalisht pa pasur nevojë për shërbimet cloud.

VLC Video Player titron dhe përkthen videot në kohë reale përmes AI

Luajtësi popullor open-source i videove, VLC, demonstroi në CES 2025 përkthimin dhe titrimin në kohë reale të videove.

Organizata VideoLAN e cila zhvillon aplikacionin, publikoi një video ditën e Marte ku presidenti Jean-Baptise Kemph tregonte funksionalitetin e ri duke përdorur modelet AI open-source për gjenerimin e titrave të videove në disa gjuhë të ndryshme.

Kempf tha se më shumë se 100 gjuhë janë planifikuar të mbështeten. Akoma më i rëndësishëm është fakti se funksionon lokalisht pa pasur nevojë për shërbimet cloud.

Titrimi përmes inteligjencës artificiale ka qenë nën zhvillim prej disa kohësh në formën e një shtese duke përdorur sistemin e njohjes së zërit Whisper të OpenAI.

Por kjo demo tregon se një funksionalitet i tillë është integruar direkt në aplikacionin VLC dhe përkthen titrat në kohë reale. Ende nuk është vendosur debutimi i veçorisë.

Kësaj jave VideoLAN gjithashtu festoi 6 miliardë shkarkime. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 17%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Blackview Tab 3 Kids 2GB/32GB

4,990 L5,990 L
Kurseni: 1,000 L
- 33%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Blackview Tab 16 11″, 8GB, 256GB

Original price was: 26,990 L.Current price is: 17,990 L.
Kurseni: 9,000 L
- 24%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Blackview Tab 18 12″, 8GB, 256GB

Original price was: 32,990 L.Current price is: 24,990 L.
Kurseni: 8,000 L
- 46%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Blackview Tab 30 Kids

Original price was: 12,990 L.Current price is: 6,990 L.
Kurseni: 6,000 L