Kompania është zgjeruar shumë që kur nisi si një forum online për lojëtarët e shahut të cilët diskutonin ndeshjet e tyre.
Photo Source: Getty Images
Chess.com arriti një objektiv madhor në datëlindjen e 20 të saj. Platforma e shahut online themeluar në 2005 dhe lançuar në 2007 kapërceu 200 milionë anëtarë.
Prej 200 milionë anëtarëve, 1.5 milionë janë me pagesë. Më shumë se 20 milionë lojëra shahu luhen çdo ditë në platformë. Kompania është zgjeruar shumë që kur nisi si një forum online për lojëtarët e shahut të cilët diskutonin ndeshjet e tyre.
“Chess.com nuk është një kompani e re. Ka qenë në mesin tonë prej 20 vitesh,” tha Albert Cheng, shefi i dizivionit të rritjes pranë Chess.com. “Njerëzit kanë shpenzuar 1,500 vite duke luajtur në Chess.com,” tha ai.
Chess.com sot ofron ndeshje të plota shahu kundër njerëzve ose robotëve të tjerë, lojëra ditore dhe lojëra enigmë, lajme rreth botës së shahut, mundësinë për të transmetuar gara shahu dhe më shumë.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë