Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Find My Device në Android do të zbulojë vendndodhjen e sendeve të humbura

Në fillim të muajit Apple dhe Google nisën një bashkëpunim për të krijuar standarde të përbashkëta për gjurmimin e pajisjeve. Qëllimi ishte të parandalohej përgjimi.

Find My Device në Android do të zbulojë vendndodhjen e sendeve të humbura

Google njoftoi gjatë konferencës I/O 2023 se kompania do të shtojë kufje wireless, kufje me tela, tabletë dhe kategori të tjera produktesh në shërbimin Find My Device në muajt në vijim.

Disa prej tyre janë të mbështetura por më shumë pajisje do të shtohen. Një përditësim në Find My Device do të përdorë rrjetin prej miliarda pajisjesh Android në mbarë botën për të identifikuar pajisjet e humbura dhe gjetur vendndodhjen e tyre me saktësi.

Për disa përdorues ky është një shqetësim sigurie por ekzekutivi i Google Sameer Samat tha se rrjeti është dizajnuar për të mbrojtur privatësinë. Ai shtoi se Google nuk mund të shohë të dhënat e enkriptuara të vendndodhjes.

Samat diskutoi edhe problemin e përhapur të përdorimit të teknologjive të gjurmimit për qëllime të këqija, kryesisht për përgjim. Google tha se duke filluar nga vera aplikacioni do të mund të identifikojë një pajisje bluetooth që po gjurmon dhe kjo vlen edhe për Apple AirTags dhe gjurmuesit Tile.

Në fillim të muajit Apple dhe Google nisën një bashkëpunim për të krijuar standarde të përbashkëta për gjurmimin e pajisjeve. Qëllimi ishte të parandalohej përgjimi.

Tile lançoi një funksionalitet Scan and Secure për gjurmuesit e saj Bluetooth për të identifikuar nëse ka pajisje përgjuese pranë. Por kriminelët mund të përdornin funksionalitetin për të kuptuar nëse sendi i vjedhur prej tyre kishte një gjurmues të fshehur.

Për të parandaluar këtë Tile lançoi Anti-Theft Mode ku pajisjet Tile nuk mund të skanoheshin nga funksionaliteti. Kjo e bëri Tile mjetin perfekt për përgjim edhe pse Tile ka kërcënuar me 1 milionë dollarë gjobë këdo që përdoret pajisjet e saj për këtë qëllim.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: