Nguyen postoi në rrjetin social X për herë të parë që prej 2017-ës këtë mëngjes duke thënë se ai “nuk ka shitur” asgjë.
Javën e kaluar Fondacioni Flappy Bird tha se loja e quajtur Flappy Bird do të rikthehej. Ndërsa grupi është përpjekur ta prezantojë si një rikthim triumfues i lojës klasike mobile, zhvilluesi origjinal i Flappy Bird, Dong Nguyen, tha se ai nuk është i përfshirë këtë.
Nguyen postoi në rrjetin social X për herë të parë që prej 2017-ës këtë mëngjes duke thënë se ai “nuk ka shitur” asgjë. Fondacioni Flappy Bird shkruante se ka blerë të drejtat nga Gametech Holdings LLC e cila kishte siguruar markën nga Nguyen por siç duket nuk është kështu.
Gametech kishte kundërshtuar përmes një padie pronësinë mbi markën e Flappy Bird të Nguyen në 2023. Padia erdhi thuajse një dekadë pasi ky i fundit mbylli lojën dhe vendosi të mos lëshojë një version të ri.
Kështu Zyra e Patentave dhe Markave në SHBA tha se marka e tij ishte braktisur duke anuluar pretendimet e tij mbi të në Janar.
Fondacioni Flappy Bird nuk tha asgjë për përfshirjen e Nguyen. Aktualisht Flappy Bird listohet në iOS dhe Android me etiketën “po vjen së shpejti.”
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë